Shkodra lulëzon për festën e luleve - Bota Sot
Shkodra lulëzon për festën e luleve

Shkodra

E diel, 23 shtator 2018

Shkodra lulëzon për festën e luleve

Më: 6 maj 2018 Në ora: 16:11
Ilustrim

Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo 6 Maj të festohet “Dita e luleve”. Kjo festë i vesh rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.

E vërteta është se oborret e vjetra të Shkodërs kanë një traditë të hershme të lidhur me lulet. Muhamet Shala është njeriu që të gjithë e njohin në Shkodër si profesori i nderuar i matematikës, kur dikur drejtonte dhe gjimnazin “28 Nëntori”.

Por pak kush e di që profesori në pension, prej shumë vitesh ka një lidhje të ngushtë me lulet. Ai thotë se lulet janë jete dhe dashuri e trashëguar brez pas brezi në familje

“Lidhja me lulet në Shkodër është aq e madhe sa për to jane bërë jo vetëm këngë, por janë përdorur edhe si bimë mjekësore. Historia e kësaj feste është e hershme, pasi dikur 6 Maji kremtohej si dita e Shën Gjergjit, kur gatuhej me barishte”, thotë profesor Muhameti.

Ndërkohë dita e luleve ka krijuar një atmosfere festive jo vetëm tek të rriturit, por edhe te fëmijët. Ndërsa Bashkia Shkodër në këtë ditë përcjell mesazhin e kujdesit ndaj natyres dhe traditës.

Në të njëjtën kohë gjatë gjithë ditës janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënës shkollash, si ekspozita pikturash e gara, duke i dhënë ditës sotme një tjetër dimenson.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test