Xhafaj takon homologun malazez në Shkodër - Bota Sot
Xhafaj takon homologun malazez në Shkodër

Shkodra

E premte, 20 korrik 2018

Xhafaj takon homologun malazez në Shkodër

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:22
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim informal me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Mevludin Nuhodzic gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe folën për thellimin e këtij bashkepunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes 2 policive.

Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, për të siguruar mbështetje financiare dhe asistencë nga BE.

Ministri Xhafaj dhe ministri Nuhodzic diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish.

Dy ministrat, të shoqëruar nga ekipet me drejtues të policive, ndanë mendime dhe trajtuan çështjen e përballimit të një fluksi te mundshem migrator nga vendet e treta.

Ministri Xhafaj solli në vemendjen propozimin e bërë nga ai ne Trieste, për ngritjen e Qendrës së Përbashkët Rajonale Policore, që do të trajtojë këto problematika, propozim që po trajtohet edhe nga pala malazeze.

Dy ministrat e Brendshëm e mbyllën takimin me një inspektim të përbashkët në Pikën e Kalimit të Hanit të Hotit, ku panë nga afër masat policore për sezonin turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test