Panik në Shkodër, shpërthen në flakë makina e policit - Bota Sot
Panik në Shkodër, shpërthen në flakë makina e policit

Shkodra

E premte, 20 korrik 2018

Panik në Shkodër, shpërthen në flakë makina e policit

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një sasi tritoli ka bërë që të shpërthejë në orët e para të mëngjesit makina e një efektivi policie në Shkodër.

Makina në emër të Agim Bushgjokës ka shpërthyer poshtë banesës së policit. Fatmirësisht në atë orë askush nuk ka qenë pranë makinës për të krijuar kështu viktima.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Ende është arsyeja që fshihet pas kësaj tentative për të vrarë policin apo për t’i çuar atij një mesazh kërcënues, kjo pasi vetë efektivi ka deklaruar se nuk ka armiqësi apo konflikte me askënd.

Zbardhja e atentatit është bërë akoma më e vështirë pasi në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka patur kamera sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test