Shkodër, domatet hidhen pa u shitur. Mungon tregu për fermerët - Bota Sot
Shkodër, domatet hidhen pa u shitur. Mungon tregu për fermerët

Shkodra

E enjte, 15 nëntor 2018

Shkodër, domatet hidhen pa u shitur. Mungon tregu për fermerët

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:51
Domatet

Fermerët e zonës së Nënshkodrës po i hedhin prodhimet për shkak të mungesës së tregut.

Lush Doçi, kryeplaku i fshatit Kosmac, ka dy dynymë sera, të gjitha të ngritura me kredi në banka dhe rezultati është dështim, pasi sipas kryeplakut sidomos vitet e fundit mungon mbështetja e shtetit.

“Shumicën e kohës kemi mbetur vetëm mbille, shpenzo në të, hy në borxh andej, e tret nëpër kanalet, duke i mbushur kanalet me to”, thotë Lush Doçi.

Një tjetër fermere, Nurie Gerbeti tregon se tregtarët kosovarë kanë braktisur prodhimet e Nënshkodrës, të trembur dhe nga taksa e rrugës.

“Ka dy-tre vite që malli nuk na shitet hiç, sivjet asnjë fije. Ku ta çojmë? As lekët që kemi shpenzuar nuk i nxjerrim dot”, thotë Nurie Gerbeti.

Në këto kushte të vështira, me prodhime që kalben, fermerët e Nënshkodrës po mendojnë të mos merren më me bujqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test