Aksident i rëndë me 5 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Shkodra

Aksident i rëndë me 5 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur në fshatin Rrenc të Shkodrës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat