Policia jep detaje për vrasjen e çiftit në Shkodër

Shkodra

Policia jep detaje për vrasjen e çiftit në Shkodër

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës ka dhënë një informacion mjaft të shkurtër, për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin, herët në orët e para të mëngjesit.

Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit, Berhan Bërçama, rreth 30 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri, brenda makinës së tij tip Benz me targe AA 006 HA. Së bashku me të, jeta ju mor edhe bashkëjetueses së tij.

Policia thotë se çifti janë gjetur në makinë rreth orës 06.40, të pajetë. Por ngjarja, motivet e së cilës mbeten ende të paditura, dyshohet të ketë ndodhur më herët gjatë natës. 

Ka dyshime që arma të ketë qenë silenciator, ose me zhurmë të lehtë çka nuk është dëgjuar nga persona të tjerë. 

Një fakt tronditës i publikuar nga mediat, por që nuk bëhet i ditur në njoftimin e policisë, është fëmija i vogël i çiftit, rreth 1 vjeç, i cili thuhet se ka qenë në makinë me ta gjatë momentit tragjik të ekzekutimit të çiftit nga persona ende të paidentifikuar.

Fëmija i tyre i mitur ka shpëtuar dhe ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve.

Automjeti tip Benz me viktima brenda, u pikas nga banorët rreth orës 6 të mengjesit, dhe ende nuk është përcaktuar ora ekzakte se kur është ekzekutuar çifti

“Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarr, B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat