Vrasja e burrë e grua, zbardhen detaje të reja. Dyshimet e para - Bota Sot
Vrasja e burrë e grua, zbardhen detaje të reja. Dyshimet e para

Shkodra

E mërkurë, 15 gusht 2018

Vrasja e burrë e grua, zbardhen detaje të reja. Dyshimet e para

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 09:05
Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Shkodër, ku janë ekzekutuar burrë e grua.

Burhan Breçani dhe bashkëshortja e tij janë vrarë brenda makinës së tyre, sapo kishin parkuar.

Ndërsa ende nuk dihet arsyet dhe autorët, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ish-oficerin e krimeve të Policisë së Pukës.

Sipas të dhënave, Breçani kishte dhënë dorëheqjen disa muaj më parë nga policia.

Ai kishte qenë nje periudhë kohe në emigrim, duke kërkuar azil në Francë, por që nuk i ishte dhënë. Më pas ai ishte kthyer në Shqipëri.

Dyshimet e para në lidhje me shkaqet e krimit kanë të bëjnë me detyrën e Breçanit, përpara se të largohej nga policia. Pikërisht këtu po hetohet, duke shikuar dosjet dhe hetimet që ka bërë Breçani gjatë punës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test