Vrasja e dyfishtë, kryepolici Veliu me urgjencë drejt Shkodrës

Shkodra

Vrasja e dyfishtë, kryepolici Veliu me urgjencë drejt Shkodrës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:29
Ardi Veliu

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të vrarë në automjetin e tyre, drejt Shkodrës ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu po zhvillon takime me drejtuesit e Policisë së Shkodrës për të mësuar detajet për ngjarjen e ndodhur.

Pas njohjes me provat, Veliu ka dhënë direktivat për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ka kërkuar angazhimin e plotë të strukturave të policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat