I jepet lamtumira çiftit të ekzekutuar në Shkodër, prehen pranë njëri-tjetrit - Bota Sot
I jepet lamtumira çiftit të ekzekutuar në Shkodër, prehen pranë njëri-tjetrit

Shkodra

E mërkurë, 22 gusht 2018

I jepet lamtumira çiftit të ekzekutuar në Shkodër, prehen pranë njëri-tjetrit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:24
Pamje nga video

Shumë banorë të Shkodrës dhe familjarët përcollën për në banesën e fundit çiftin e vrarë Boran Bercana dhe Silvi Ndocin. Ceremonia mortore u organizua në një familje dhe burrë e grua u varrosën pranë njëri-tjetrit.

Policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë se në ekzekutimin e Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit kanë marrë pjesë dy vrasës. Sipas një burimi të ABC News, krimi ka ndodhur rreth orës 1:15 të mëngjesit të së dielës, kurse trupat e pajetë u gjetën në orën 6.

Sipas policisë, autori, i cili ka qenë i maskuar ka qëlluar me breshëri automatiku sapo makina e çiftit u fut në oborrin e pallateve në lagjen “Naim Gjylbegu”. Fillimisht ndaj shoferit dhe më pas në drejtim të pasagjeres. Djali i tyre dy-vjeçar ndodhej në sediljen e pasme dhe u ka shpëtuar plumbave.

Autori kishte një ndihmës, i cili e priste në makinen tip “Benz” me të cilën u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në hyrje të qytetit të Shkodrës i vunë flakën. Policia ka zbuluar se kjo makinë kishte targa të mbivendosura, dhe po kërkohet pronari i saj përmes numrit të shasisë.

Boran Bercana së bashku me djalin ishin në lokalin ku Silvi Ndoci punonte si banakiere. Ata kanë qëndruar dhe disa orë në pedonale të qytetit për të shkuar në shtëpi pas mesnatës, aty ku dhe u vranë. Policia vazhdon të shoqëroja persona të dyshuar, por ende nuk ka një të ndaluar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test