Flet vëllai i Fatbardh Licit të ekzekutuar në Shkodër: Shteti po bashkëpunon me bandat, nuk na trembin

Shkodra

Flet vëllai i Fatbardh Licit të ekzekutuar në Shkodër: Shteti po bashkëpunon me bandat, nuk na trembin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:07
Mustafa Lici

Mustafa Lici vëllai i Fatbardh Licit, i cili u vra para pak ditësh në Shkodër në një dalje për mediat ka thënë se  shteti po bashkëpunon me bandat kriminale.

“Pas vrasjes se Ferracakut kanë ardhur kanë marre në banesë djalin 15 vjeç të ngujuar. Jemi në trysni nga bandat që kanë bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkodër kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh”, ka qenë kjo deklarata e Mustafa Licit.

NGJARJA

Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në rrugë duke gjetur vdekjen e menjëhershme, në datën 10 gusht.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz”, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

DYSHIMET

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat