Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit

Shkupi

Tentim-vjedhje në një bastore në Shkup, punëtorja i kundërvihet vjedhësit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 10:30
Tentim vjedhje

Në rrjetet sociale është publikuar një video nga një tentim-vjedhje në një bastore sportive në Çair të Shkupit.

Siç shihet në video, punëtorja në bastore i është kundërvënë vjedhësit, ndërsa shihet se ka marrë lëndime në krah.

Pas rastit, punëtorja është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa për shkak të gjendjes emocionale ende nuk ka dhënë dëshmi në polici.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë rast dhe nuk dihet nëse autori është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat