Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Shkupi

Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Nesër me fillim nga ora 08:30 para Muzeut të Qytetit të Shkupit në rr. Shën. Kiril dhe Metodij, do të mbahet manifestimi për shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas, pas së cilës pjesëmarrësit do të lëvizin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit përgjatë rr. Shën. Kiril dhe Metodij, bul. Koço Racin, rr. 11 Tetor, rr. Republika e Krushevës deri tek Fabrika e duhanit Shkup.

Prandaj, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në këto rrugë.

SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhërave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat