Ndalohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Shkupi

Ndalohet një person në Shkup, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

MPB njofton se sot kanë ndaluar një 22-vjeçar nga Shkupi i cili kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot (01.11.2023) rreth orës 13:20, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në rrugën “Butelska” në Shkup kanë ndaluar E.K.(22) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale-Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat