Rast penal për dy shtetas të Kosovës, kanë sjell shtatë emigrantë nga Siria në Shkup

Shkupi

Rast penal për dy shtetas të Kosovës, kanë sjell shtatë emigrantë nga Siria në Shkup

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:46
Policia

Nga MPB-ja kanë lajmëruar se në SPB Strumica kanë paraqitur kallëzim penal kundër 20-vjeçarit M.D. dhe Z.G., të dy personave nga Kosova.

Kjo për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprës penale “kontrabandim me migrantë”, njoftoi MPB.

Njoftimi:

Me datë 01.11.2023, i pandehuri i parë ka marrë me qira një veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” me marka kombëtare të Kosovës, me të cilën kanë pranuar shtatë emigrantë nga Siria në afërsi të fshatit Negorci për t’i transportuar në Shkup, por janë kapur nga punonjësit e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat