21 dhjetori, ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoni

Shkupi

21 dhjetori, ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Nesër (21 dhjetor) është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 21/98 dhe 18/07), 21 dhjetor 2023 (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke është ditë jo pune.

Kjo për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit turk për Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke”, thonë nga MPPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat