MPB: Regjim i veçantë të qarkullimit në Shkup për festën e Krishtlindjes

Shkupi

MPB: Regjim i veçantë të qarkullimit në Shkup për festën e Krishtlindjes

Më: 6 janar 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Qarkullimi rreth Katedrales “St. Kliment Ohridski” në Shkup do të jetë i mbyllur nga ora 10:30 për shkak të një ngjarjeje që do të shënojë festën e Krishtlindjes.

Ministria e Brendshme njoftoi se regjimi i posaçëm i qarkullimit në atë pjesë të qytetit do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të manifestimit para tempullit.

“Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për devijimin e komunikacionit, si dhe masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët përreth”, njofton MPB.

SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga punonjësit e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat