Të hënën protestë e madhe antiqeveritare në Shkup

Shkupi

Të hënën protestë e madhe antiqeveritare në Shkup

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:18
Ilustrim

Pasi që Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë nuk do të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht e shkel ultimatumin e dhënë nga “Revolucioni i Larmë”, përfaqësuesit e shoqërisë civile bëjnë thirrje për protestë masive në Shkup të hënën (20 qershor), me fillim prej orës 19:00.

“Këtij pushteti të korruptuar dhe kriminel i dhamë kohë më shumë sesa duhet që t’i dëgjojë kërkesat tona. Ata janë të shurdhër përpara qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që ata mendojnë janë sa më shpejtë t’i ikin drejtësisë. Prokuroria Speciale është drita e parë në këtë errësirë juridike në të cilën jetojmë. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese që të mos e vendosë në rend dite Prokurorinë Speciale për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj, shihet se (ish-kryeministri, Nikolla) Gruevski dhe bashkëpunëtorët tentojnë që ta shfuqizojnë PSP-në, kur më së paku do ta presim”, transmeton portali Portalb.mk komunikatën e “Revolucionit të Larmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat