Për tri ditë 24 aksidente në Shkup, 19 të lënduar

Shkupi

Për tri ditë 24 aksidente në Shkup, 19 të lënduar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Dy persona janë lënduar më rëndë, ndërsa 17 kanë marrë lëndime të lehta në 12 nga gjithsej 24 aksidentet e evidentuara në Shkup gjatë tri ditëve të kaluara. Dhjetë aksidente janë me pasojë dëm material.

Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave një është me lëndim të rëndë trupor, pesë aksidente me pasojë lëndim trupor në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona, ndërsa psë aksidente janë me pasojë dëm material.

Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, të shtunën është kryer ekspertizë në shtatë aksidente, nga të cilat tre me pasojë dëm material dhe tre janë me lëndime të ëehta trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë marrë tre persona. Ka ndodhur edhe një aksident me lëndim të rëndë trupor, në të cilat me lëndime më të rënda ka kaluar një udhëtar në autopbus, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë edhe dy udhëtarë në autobus.

Dje është kryer ekspertizë në gjashtë aksidente, nga të clat dy janë me pasojë dëm material, ndërsa në katër tjerat janë lënduar më lehtë shtatë persona.

Në tre ditët e kaluara, policia rrugore kanë sanksionuar 36 shoferë për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së lëvizjes, 13 kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga qarkullimi, pesë kanë kaluar në dritë të kuqe, ndërsas 12 shoferë nuk e kanë vënë rripin e sigurisë ose kanë folur në celular.

Janë takuar edhe pesë shoferë, të cilët gjatë drejtimit të motoçikletës, mopedit nuk kanë përdorur helmetë.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë tre ditëve janë larguar 90 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit si të këmbësorëve, ashtu edhe atë motorik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat