Qyteti i Shkupit i mbushur me qen endacak

Shkupi

Qyteti i Shkupit i mbushur me qen endacak

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 13:43
Qenë endacak

Në Shkup në ditë kapen 120 deri 170 qenë endacak, pjesë e tyre sërish kthehen në rrugë, ndërsa disa dërgohen nëpër shtëpitë e personave që duan ti marrin në shtëpi.

Nga NP Higjiena Komuanle thonë se numri i qenëve endacak në Shkup zvogëlohet nga viti në vit, ndërsa problem më i madh i tyre është migrimi prej fshati në qytete. Për qentë endacak kompetent janë Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale, dhe nëse e kafshojnë ndonjë qytetarë, mund të kërkojnë dëmshpërblim ndërsa vlera mund të jetë mbi 1 mijë euro.

Në rast se rasti shkon në gjyq, praktika tregon se qytetari me dhimbje fizike mund të merr dëmshpërblim deri 35 mijë denarë, për frikë apo fobi 30 mijë denarë, për sëmundje shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit fizik 20 mijë denarë si dhe për shpërbil 5 mijë denarë, apo gjithësej 90.000 denarë.

Sipas statistikave të Klinikës Infektive,  tek ata këtë vit janë regjistruar 526 pacientë, ndërsa nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë kafshuar nga qenë të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat