Zhduken tre qytetarë në Shkup, ndër ta një vajzë 15-vjeçare

Shkupi

Zhduken tre qytetarë në Shkup, ndër ta një vajzë 15-vjeçare

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 13:45
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Shkup është raportuar humbja e tre qytetarëve, mosha e të cilëve është 45, 15 dhe 26 vjeç, njoftoi policia.

Në stacionin policor në Kisella Vodë, ZH.Ç. ka raportuar se nga banesa e saj në drejtim të panjohur është larguar burri i saj Ç.R. (45).

Burri 54-vjeçar nga fshati Rashçe, nga Shkupi, ka paraqitur se dje rreth orës 07:30 nga shtëpia e tij është zhdukur vajza e tij 15-vjeçare, kurse M.A.(49) nga fshati Tisovica njoftoi se më 22 korrik në ora 19:30 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij I.M. (26) nga fshati Studeniçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat