Ndërroi jetë 22 vjeçari që u përplas me ish truprojën e Gruevskit

Shkupi

Ndërroi jetë 22 vjeçari që u përplas me ish truprojën e Gruevskit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:55
Pamje nga aksidenti

Ka ndërruar jetë djaloshi i cili me motorin e tij Honda mbrëmë pësoi aksident trafiku në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke u përplasur me një veturë BMW. Sipas mediave maqedone edhe përkundër përpjekjeve që kanë bë mjekët, djaloshi 22 vjeçar me iniciale S.A. nuk pamundur t’i përballojë lëndimet e marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur 40 minuta pas mesnate në rrugën “Boris Trajkovski”. Fillimisht mediumet maqedonase, e pastaj edhe ato në gjuhën shqipe kanë informuar se vozitës i automjetit me të cilin është përplasur djaloshi tashmë i ndjerë, ka qenë ish truproja e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrevski-Urko. Ky informacion përputhet edhe me informacionin e policisë, ku thuhet se BMW-ja është drejtuar nga personi D.M. 43 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat