Dhjetë të lënduar në 13 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

Shkupi

Dhjetë të lënduar në 13 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Në Shkup gjatë ditës së djeshme është kryer ekspertizë në gjithsej 13 aksidente trafiku, në të cilat lëndime kanë marrë 10 persona.

Kanë ndodhur edhe shtatë aksidente me pasoja dëme materiale.

Inspektori i pavarur në SPB-Shkup Dragan Veljanoski informoi se dje janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve Prej tyre, i veçoi, 22 shoferë të cilët me automjetin kanë lëvizur në shpejtësi më të lartë se sa lejohet, tetë shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa shtatë shoferë gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular.

Dymbëdhjetë këmbësorë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme. Janë sanksionuar pesë shoferë të biçikltave me motor, moped dhe motoçikletë të cilët nuk e kanë përdorur helmetën mbrojtëse në kokë gjatë vozitjes në rrugë, si dhe 52 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjet të posaçëm "karrotrec" gjatë ditës së kaluar janë larguar 81 automjete.

Sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të aktiviteteve parandaluese do të realizojë mësim komunikacioni në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion në cilësinë e këmbësorëve, të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.

Në kuadër të projektit "Kulturë komunikacioni të fëmijëve në institucionet parashkollore" sot do të realizohet punëtori edukative në Kopshtin e fëmijëve "Sërniçka" objekti "Izvorçe" i njejti ndodhet në rajonin e komunës Aerodrom.

Sot me fillim në orën 20.00 në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë" në kuadër të Ligës së Evropës do të luhet ndeshje ndërkombëtare në futboll midis KF Shkëndija dhe KF Mlada Boleslav.

Gjatë mbajtjes së kësaj ngjarje të jashtëzakonshme ndërsa me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, nga ana jonë do të ndërmarren masa adekuate për sigurim të komunikacionit, rregullimit fizik, ndërsa në varshmëri nga gjendjet momentale edhe riorientim i komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat