Tubim në Shkup në mbështetje të Erdoganit

Shkupi

Tubim në Shkup në mbështetje të Erdoganit

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:12
Tubim në Shkup

Mijëra qytetarë janë tubuar në Shkup për të dënuar puçin ushtarak në Turqi, njëkohësisht për t’i dhënë mbështetje popullit turk dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Në këtë tubim të organizuar nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, po marrin pjesë edhe shumë organizata joqeveritare nga Shkupi.

Ata e dënojnë ashpër, siç thonë, tentimin e pandershëm të një grupi tradhtarësh, të involvuar në ushtrinë e Republikës së Turqisë, të cilët tentuan që ta rrëzojnë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe demokratike.

Mbështetësit mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme në mbështetje të presidentit Erdogan, dhe kërkojnë edhe mbylljen e institucioneve të financuara nga Organizata FETO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat