Përveç gruas vdes edhe shoferi në aksidentin në Udovë të Demir Kapisë

Shkupi

Përveç gruas vdes edhe shoferi në aksidentin në Udovë të Demir Kapisë

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 11:28
Ilustrim

Qytetarja nga Shkupi B.P sot herët në mëngjes ka vdejkur në aksidentin e magjistrales Udovë-Demir Kapia, në vendin ‘Shën Petkë’.

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit ku vetura ‘Fiat’ me targa regjistrimi është përplasur me autobusin ‘Strumica Ekspres’. Gruaja e cila ishte bashkëudhërae në veturë, ka vdekur në vend menjëherë. Siç informohet nga MPB, përveç bashkëudhëtares, jetën e ka humbur edhe vozitësi i veturës ‘Fiat’, kurse fëmija 7 vjeçar që udhëtonte me ta, është dërguar në klinikat e Shkupit për ndihmë mjekësore. Ekipi i MPB  është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet rreth ngjarjes. Aktualisht relacioni rrugor Udovë-Demir Kapia është i mbyllur në të dy drejtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat