Moti i ligë në Shkup, rritet niveli i ujit

Shkupi

Moti i ligë në Shkup, rritet niveli i ujit

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 23:17
Moti i ligë

Në Rajonin e Pollogut dhe të Shkupit të Maqedonisë, dhe pjesë të disa qyteteve të tjera janë vërshuar si pasojë e motit të ligë që po mbretëron atje.

Si rezultat i reshjeve të dendura të shiut rajoni i Shkupit, e Pollogut duke përfshirë edhe Tetovën e Gostivarin kanë mbetur pa energji elektrike.

Në anën tjetër shtabi i emergjencës në komunën e Tetovës verifikon të dhënat e fundit nga tereni të cilat flasin se situata është nën kontroll  dhe për momentin nuk ka paraqitje për humbje në njerëz apo dëme materiale mbi pronën e qytetarëve.

Rajoni i Shkupit u përfshi nga moti më i keq gjatë vitit, por edhe gjatë dekadave të fundit. Reshjet intensive kanë vijuar me erë të fortë dhe se për disa orë nuk është duke u ndalur shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat