Fillon pastrimi i rrugëve të Shkupit

Shkupi

Fillon pastrimi i rrugëve të Shkupit

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 10:39
Shkupi

Ekipet e Shtabit për siguri dhe shpëtim të qytetit të Shkupit intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut, informojnë nga qyteti i Shkupit.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin” thuhet në një njoftim për media.  

Nga aty apelojnë qytetarët të mos dalin me automjete derisa nuk krijohen kushte për qarkullim të lirë në komunikacion.

Ndryshe raportohet se moti i djeshëm në Shkup ishte më i keqi përgjatë këtij viti. Vetëtima të forta janë shënuar gjatë orës 17-19, numri i tyre ka arritur deri në 800.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat