Përmbytjet në Shkup, nënë e bijë gjenden të gjalla në mes të mbeturinave

Shkupi

Përmbytjet në Shkup, nënë e bijë gjenden të gjalla në mes të mbeturinave

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 16:33
Përmbytjet në Shkup

Një grua dhe vajza e saj e mitur janë gjetur mbrëmjen e kaluar në një fushë të përmbytur në afërsi të Shkupit. Atyre në ndihmë i’u ka dal Besim Veseli, një banor i fshatit Hasanbeg.

Ai ka treguar se kishte ndaluar në autostradë për të parë dëmet nga vërshimet, kur vërejti në baltë një dorë duke kërkuar ndihmë. Pasi është afruar ka parë një grua rreth të dyzetave me vajzën e saj të mitur të zhytura në baltë.

Pasi i ka nxjerr nga balta, ai i ka futur në makinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar një ambulancë, në lagjen Maxhari. Nuk i ka pyetur për emrin pasi thotë se kanë qenë tepër të lodhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat