Debat i ashpër lidhur me vërshimet në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Shkupi

Debat i ashpër lidhur me vërshimet në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 21:08
Pamje nga debati

Seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit në të cilin u shqyrtuan shkaqet e vërshimeve në Shkup sot është përcjellë me debate të ashpra.

Opozita ka kërkuar përgjegjësi nga kreu i Shkupit Koce Trajanovski. Mes tjerash atë e kanë akuzuar për lëshim të rekomandimeve të gabuara që qytetarët të mos i braktisin shtëpitë dhe makinat e tyre, gjë që sipas opozitës ka qenë fatale.

“Për shkak të mbrojtjes më të madhe të fushës së Shkupit, nevojitet të bëhet një riparim i kanalit mbrojtës. Këtu keni të drejtë Trajanovski. Nuk ka kanalizim fekale dhe atmosferik, si dhe nuk ka kanale të mjaftueshme. Thuhet se kapaciteti i tanishëm ofron mbrojtje prej dhjetë ujërave vjetore, ndërsa do të duhej të dimensionohet në 100 në vit. Kjo është vërtetuar në vitin 2008”, ka thënë Damjan Mançevski nga LSDM.

Nga ana tjetër, Trajanovski në vend të përgjigjes ndaj kësaj, së pari ka drejtuar ankesa se ka tre vite që nuk ka qenë në pushim vjetor. Më pas është lëvduar se ai pas alarmit nga Entit Hidrometeorologjikë ka dalë në pikat kritike në Shkup.

“Këto 2,5 milionë euro duhet të destinohen për kanalizim atmosferik dhe fekal, si dhe për asfaltimin e rrugëve, për pastrimin e kanaleve, si dhe vendosjen e kalimeve, të cilat janë shkatërruat që të gjitha, ndërsa ka shumë kanale të vogla që vijnë nga lumi Rashtak dhe lumi Creshovë. Për këtë konsideroj se qyteti duhet të mbështetet në ndihmën që e ofron Qeveria”, ka deklaruar Trajanovski.

Nga ana tjetër, PDSh ka kërkuari që funksionarët ta kryejnë seriozisht punën, por edhe të bartin përgjegjësinë.

Këshilltari i PDSh në Këshillin e qytetit të Shkupit, Idriz Orana e ka pyetur kryetarin Trajanovski se përse qytetarët e Hasanbegut nuk u ndihmuan si dhe pse të gjitha ndihmat dhe makineria ishin të përqendruara në Stajkovcë.

Trajanovski është përgjigjur shkurt duke thënë se ndihmë kanë marrë të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat