Shkup: Qindra vizitorë në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza

Shkupi

Shkup: Qindra vizitorë në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 16:38
Pamje nga video

Vendlindja e Nënë Terezës, Shkupi po pret me emocion ditën e diel të shenjtërimit të saj. Shtëpia muze, aty ku Gonxhe Bojaxhiu jetoi deri në moshën 18 vjeçare pret me dyert hapur për të gjithë vizitorët, të cilët kanë qenë të shumtë ditët e fundit.

Kuratori i muzeut Dragan Kostiç tregon sesi ka qenë jeta e saj ne Shkup, derisa Nënë Tereza u nis drejt Indisë nëpërmjet Irlandës.

Sami Yusuf një  vizitor nga Azerbajxhani, ka udhëtuar drejt Shkupit vetëm me një qëllim.

“Ishte një kënaqësi dhe një eksperiencë e papërshkrueshme të vizitoja memorialin e Nënë Terezës. Ajo personifikon sakrificën, dhembshurinë, dashurinë për të gjithë ne pavarësisht nga përkatësia fetare,” shprehet Sami Yusuf.

Ndërsa Maqedonia ka qenë e përfshirë në trazira politike dhe protesta muajt e fundit, tani banorët e Shkupit kanë bashkuar lutjet për të nderuar atë.

“Ajo ishte një grua me një kontribut të madh që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ajo na mësoi në modestinë dhe anën njerëzore”, shprehet Stojmen Nasteski, banor i Shkupit.

“Sigurisht që më bën krenar sepse një person krejtësisht i thjesht do të shpallet shenjtor. Dhe ajo u shenjtërua nëpërmjet humanitetit dhe punës së nderuar që Gonxhe Bojaxhiu ka bërë gjithë jetën e saj”, shprehet Venco Donev, një tjetër banor i Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat