Akademi solmne në Shkup kushtuar Nënës Terezë

Shkupi

Akademi solmne në Shkup kushtuar Nënës Terezë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 10:14
Nënë Tereza

Në kuadër të Manifestimit "Ditët e Shën Nënës Terezë", i cili mbahet me rastin e shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore, sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet Akademi solemne.

Në akademinë solemne janë paralajmëruar fjalime të Taki Fitit, kryetar i ASHAM-it, Elizabeta Kançeska Milevska, ministre e Kulturës dhe Kiro Stojanov, Ipeshkv i Shkupit dhe Ekzark apostull.

Në Akademinë do të paraqiten edhe studentë nga Fakulteti për art muzikor në Shkup.

Sonte në katedralën "Zemra e shejtë e Jezu Krishtit" do të mbahet meshë e shejtë, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozitë dhe shfaqen filma në organizim të Motrave misionare të Dashurisë. Festimi atdhetar "Ditët e shën Nënës Terezë" mbahen prej 5 deri 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat