Piloti i aeroplanit të rrëzuar në Shkup ka qenë i akuzuar për nxitje të urrejtjes racore

Shkupi

Piloti i aeroplanit të rrëzuar në Shkup ka qenë i akuzuar për nxitje të urrejtjes racore

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 15:12
Ilustrim

Piloti i aeroplanit të rrëzuar mbrëmë në Shkup, Franchesko Montagnieri, kryetar i klubit për fluturime sportive në Trevizo, është mjaft i njohur në fluturime sportive.

Montagnieri ka qenë një pilot mjaft i mirë dhe figura kyçe për aeroklubet. Gjatë tërë mandatit të tij është munduar që ta ruaj vëmendjen, hapësirën dhe pasionin për fluturime.

Por, në vitin 2010 Motagnieri u shfaq në media për një gabim të bërë në aeroportin e Trevizos, pasi që kishte shkruar në hyrje të aeroklubit: ”Fluturimi është falas për ju” dhe ”Puna është falas”, një aludim për kampin e përqëndrimit Aushvic.

Me ndërhyrjen e prokurorisë, këto parulla ishin hequr. Më vonë, Montagnieri ishte liruar nga akuza e nxitjes së urrejtjes racore. Ai kishte pohuar se nuk ka patur për qëllim të fyrjes së viktimave të Holokaustit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat