(E plotësuar) - Një dridhje e re ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët të cilët tashmë janë mësuar se gati çdo orë ndodh nga një dridhje tërmeti, njofton Zhurnal
Ndonëse me intensitet më të ulët se ditën e djeshme, megjithatë duket se toka akoma nuk është qetësuar dhe vazhdon me dridhje të një pas njëshme.
Dridhjet e sotme janë si vazhdimësi e tërmeteve të djeshme që kanë dridhur gati gjithë Maqedoninë derisa tërmeti i pasdites së djeshme kishte dridhur edhe Kosovën deri në Prishtinë.
Tërmet i ri sot në Shkup, epiqendra në Haraçinë
Një tërmet i ri, i përcjellë me buçitje, është regjistruar në Shkup edhe sot në orën 11:50.
Tërmeti është ndjerë në rajonin qendror dhe në periferi dhe raportet se ka qenë me fuqi prej 2,3 ballë sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë te fshati Haraçinë.
Sot sërish qytetarët të frikuar dolën në rrugë, kurse fëmijët në oborret e shkollave, raportojnë mediet lokale.