Pas tërmeteve, urdhërohen disa çerdhe në Shkup të ulin kapacitetin e nxënësve

Shkupi

Pas tërmeteve, urdhërohen disa çerdhe në Shkup të ulin kapacitetin e nxënësve

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 10:14
Ilustrim

Çerdhet e fëmijëve të shkollave në Butel dhe Qendër në Shkup që kanë pësuar dëme nga lëkundjet e tokës kanë marrë porosi nga Instituti për inxhinjerik tërmetesh dhe seizmologji që ta ulin kapacitetin pranues, që të mos vihen në rrezik fëmijët dhe nxënësit.

Ndalesë për shfrytëzim ka në dy klasa mësimi në shkollën ”11 Tetori”, si edhe disa hapësira mësimi në çerdhen e komunës Butel.

Prindërve u është thënë që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe në ditët në vijim, ndërkaq do të pranohen vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër, por me kapacitet të zvogëluar, deri sa të bëhen sanimet në muret e çerdheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat