Rreth 500 paraqitje për dëme nga tërmetet

Shkupi

Rreth 500 paraqitje për dëme nga tërmetet

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 10:36
Pamje nga tërmeti

Rreth 500 paraqitje për lajmërim të dëmeve të objekteve në serinë e tërmeteve në rajonin e Shkupit, që kanë filluar nga pardje në mëngjes, janë regjistruar deri më tani në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK).

Paraqitjet, siç informojnë nga QMK, në pjesën më të madhe parashtrohen në fasada të shembura, çati të dëmtuara, xhama të thyera, automjete të dëmtuara....

Nga QMK informojnë se pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme të regjistruara mbrëmë në ora 19:53, me magnitutë 4 sipas shkallës Rihter, përveç ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me energji elektrike në pjesë të caktuar të qytetit, nuk janë paraqitir dëme më të mëdha.

Dëmet në objektet e QMK mund të paraqiten në numirn e telefonit falas për thirrje urgjente 195. Nëse qytetarët nuk mund të marrin linjë të lirë nga Qendra apelojnë që të dërgojnë të dhëna (emri, mbiemri, numri i telefonit për kontakt, adresa e saktë dhe përshkrim i shkurtër i dëmit të shkaktuar nga tërmeti) në [email protected].

Konform rekomandimeve nga Komiteti drejtues për përballje me kriza, ekipe nga Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji inxhinierike (IITSI) dhe përfaqësues të komunave të Shkupit në terren kryejnë ekspertizë në në banesat e banuara dhe në objektet tjera për amvisëri ku janë paraqitur dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat