Tërmetet, orë shtesë në shkolla për mbrojtje

Shkupi

Tërmetet, orë shtesë në shkolla për mbrojtje

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

Në disa shkolla të Shkupit edhe sot nuk është zhvilluar mësim, ndërsa nxënësit akoma kanë trauma nga tërmeti.

Sipas ekspertëve, niveli i frikës vjen si mungesë e informacioneve mbi dukuritë natyrore.

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme ju mungon një lëndë e veçantë mbi mbrojtjen dhe sigurinë e cila do t’i stërviste ato për mënyrën e veprimit në raste tërmetesh, vërshimesh e kështu me radhë.

Këshilltari shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Safet Neziri, thekson se nuk ka nevojë për një lëndë të veçantë, por sipas tij, programet ekzistuese të disa lëndëve duhet të pësojnë ndryshime me qëllim ngritjen e vetëdijes tek nxënësit mbi lëvizjet sizmike.

“Veçanërisht institucionet relevante që merren me përgatitjen e programeve mësimore, me theks të posaçëm në Byronë e zhvillimit të Arsimit, duhet të ketë parasysh në tekstet ekzistuese shkollore veçanërisht për ciklin e ulët në njohuri të shoqërisë apo lëndët e shoqërisë apo në ciklet më të larta arsimore në fillore nga e gjashta deri në klasën e nëntë në lëndën e gjeografisë dhe në arsimin e mesëm në po të njëjtën lëndë, të kemi ndryshime modulare apo ndryshe, të ndryshohen disa njësi mësimore dhe të inkorporohen njësi mësimore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt në edukimin e fëmijëve për tërmetet, llojet e tërmeteve, evitimin e tërmeteve dhe se si është mënyra më e suksesshme për t’u mbrojtur nga tërmetet pop se jo edhe të vërshimeve të ndryshme natyrore”, tha Safet Neziri, këshilltar në Ministrinë e Arsimit.

Hera e fundit që u evidentua dridhja e tokës ishte para dy netëve në orën 1:30 pas mesnate me intensitet prej 3 ballësh sipas matësit riter. Ditët e kaluara kur edhe ndodhi seria e tërmeteve, shumë qytetarë të Shkupit vërshuan parqet nga frika, ndërsa lëkundjet e tokës shkaktuan edhe dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat