Zaev: Kjo dëshmon se gjyqësori është vënë nën kontroll

Shkupi

Zaev: Kjo dëshmon se gjyqësori është vënë nën kontroll

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 12:05
Zoran Zaev

Sot duheshte të mbahet procesi gjyqësor për rastin “Puç” por është shtyrë për shkak se nuk kishte juri dhe nuk mundi të kompletohet Këshilli Gjyqësor. Gjykimi u shty për 1 nëntor.

Në seancë ishin të pranishëm, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe gruaja e tij Sonja Verushevskako dhe poashtu edhe Prokurorja Katica Janeva.

Zoran Zaev sot para Gjykatës në praninë e mediave tha se shtyerja e seancës gjyqësore tregon se gjyqësori është nën kontroll.

‘Kjo çfarë ndodhi sot në gjykatë, siç e dini, nuk u liruat edhe ju gazetarët, është një turp i madh për gjykatën. Sot kjo është dëshmi sesi instrumentalizohet dhe sesi vihet nën kontroll gjyqësori për shkak të disa politikave të çmendura në Maqedoni. Sot seancë nuk është mbajtur seanca për shkak se dëshmitari kryesor, i vetmi dëshmitar, Nikolla Gruevski vendosi të mos paraqitet në gjykatë apo Gjykatës i është thënë të mos të dorëzojë ftesë’.

Zaev poashtu tha se në Maqedoni drejtësi dhe Ligj patjetër të ketë! Ajo duhet të jetë qëllimi përfundimtar i të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në Maqedoni. Pas 11 dhjetorit shteti ligjor do të kthehet në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat