Shkup, Konferencë ndërkombtare për emigrantët

Shkupi

Shkup, Konferencë ndërkombtare për emigrantët

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 09:40
Ilustrim

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup sot do të mbahet Konferencë ndërkombëtare për emigrantët me temë: "Vlerat evropiane dhe rreziqet e sigurisë për përballje me krizën e emigrantëve dhe refugjatëve - perspektiva e shoqërisë qytetare".

Konferenca realizohet në bashkëpunim partneriteti të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jasht,e pranë MPJ-së, Lëvizjes evropiane të Republikës së Maqedonisë dhe fondacionit Konrad Adenauer, mbështetur dhe bashkëfinancuar nga fondi për bashkëpunim i Nismës Qendrore Evropiane (NQE).

Në konferencë do të flasin ambasadori Abdulkadër Memedi, drejtor i Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme-MPJ, prof.dr. Mileva Gjurovska, kryetare e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë, Johanes D. Rai, përfaqësues zyrtar i Konrad Adenauer në Shkup, si dhe përfaqësues nga këshillat nacionalë të lëvizjeve evropiane dhe nga organizatat e shoqërisë civile nga 17 vendet anëtare të NQE-së dhe nga Gjermania, Greqia, Turqia, tri vendet më së shumti të goditura nga kriza e migrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat