Ditët e mjaltit të Maqedonisë prej nesër në Shkup

Shkupi

Ditët e mjaltit të Maqedonisë prej nesër në Shkup

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:16
Ilustrim

Prej nesër deri të dielën në Shkup do të mbahen Ditët e mjaltit të Maqedonisë që i organizon shoqata e bletarëve "Matica".

Në stendat e vendosura në rrugën "Maqedonia" në qendër të qytetit do të ekspozohen prodhime të mjaltit nga bletarë nga e tërë Maqedonia, ndërkaq vizitorët do të mund të degustojnë mjaltë dhe të informohen për xhelatinën mbretërore, polenin dhe propolisin si ushqim i shëndetëshëm.

Më shumë informata për festivalin e sivjetëm të mjaltit do të jepen sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Festivali i mjaltit mbahet për të 12-tin vit me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat