Në pesë aksidente katër të lënduar gjatë 24 orëve në Shkup

Shkupi

Në pesë aksidente katër të lënduar gjatë 24 orëve në Shkup

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Pesë aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit, në të cilat lëndime të rënda ka marrë një udhëtar në një autobus, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë. Tre nga të aksidentet janë me dëme materiale.

Siç njoftojnë mediet në Shkup, gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka sanksionuar shtatë shoferë nën ndikim të alkoolit, të cilët janë larguar nga qarkullimi, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa shtatë e kanë shfrytëzuar telefonin celular dhe nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë.

Janë sanksionuar edhe 36 automjete jo të parkuara mirë.

Me ndihmën e automjetit special, janë larguar 62 automjete, të cilët në masë të madh e kanë penguar zhvillimin normal si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat