Më shumë lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Shkupi

Më shumë lagje dhe fshatra të Shkupit nesër pa rrymë

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:43
Ilustrim

Disa lagje dhe fshatra të Shkupit në periudha të ndryshme të ditës nesër do të mbeten pa rrymë elektrike.

Një pjesë e konsumatorëve të rrugëve "Pariska" dhe "Varshavska" në komunën e Karposhit, nesër nga ora 6:30 deri në orën 15:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë ekonsumatorëve të rrugës "Gemixhiska" në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11.00 konsumatorët e rrugës "Ushtria maqedonase" nr.38 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Nga ora 9:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Kiro Kërstevski" nr. 34a si dhe 34b në komunën e Kisela Vodës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 13.00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Matka dhe rezervati "Jasen".

Shfrytëzuesit nga fshati Kuçkovë, komuna e Gjorçe Petrovit do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 15.00, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve të Vondos së Mesme, maja e Vodnos-Kryqi i Mileniumit, teleferiku, Fshati Maqedonas, një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Krushopek, të gjitha rrugët e Nerezit të Epërm dhe komuna e Karposhit.

Në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 19:00 nesër pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës "Studeniçanska", në komunën e Kisela Vodës.

Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemin elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat