Hapet në Shkup selia e Task forcës mjekësore ballkanike

Shkupi

Hapet në Shkup selia e Task forcës mjekësore ballkanike

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Në kazermën ”Ilinden” të Shkupit u hap sot selia e përhershme e Task forcës mjekësore ballkanike që përbëhet nga pjesëtarë të armatave të gjashtë vendeve.

Me mbështetje të Norvegjisë dhe SHBA-ve, kjo task forcë përbëhet nga ushtritë e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të zi, Bosnjëns e Hercegovinës dhe Sllovenisë.

Sipas ministrit të mbrojtjes, Zoran Jolevski, ky projekt kyç rajonal ka për qëllim ndërtimin e një kapaciteti rajonal mjekësor që do të jetë në gjendje të ofrojë përgjigje të shpejtë në aspekt të gjërë në situata krizash, siç janë katastrofat natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat