Në Shkup organizohet garë humanitare ”Jep dorën 2016”

Shkupi

Në Shkup organizohet garë humanitare ”Jep dorën 2016”

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:28
Ilustrim

Në këtë muaj, në Maqedoni do të mbahet gara humanitare e vrapit me stafetë ”Jep dorën 2016”, që ka për qëllim themelimin e një qendre rajonale për mbështetje të të sëmurëve nga sëmundja e Wilson-it.

Gara organizohet nga Shoqata e qytetarëve për persona me sëmundjen e rallë ëilson – Maqedonia. Mjetet e kuotizimit do të drejtohen në themelimin e kësaj qendre nga e cila do të kenë përfitim të sëmurët dhe familjarët e tyre, por edhe personeli mjekësorë për rrjetizimin dhe përfitimin e më shumë të dhënave për këtë sëmundje.

Me këtë garë do të shëndohet edhe dita ndërkombëtare për rritjen e ndërgjegjes për këtë sëmundje. Përndryshe, kjo është një sëmundje e rrallë dhe nuk dihet shumë për të. Gara do të jetë 4×1000 metër dhe do të mbahet më 15 tetor, e shtunë, nga ora 11, në bregun e lumit Vardar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat