Shkup - 34 aksidente gjatë fundjavës

Shkupi

Shkup - 34 aksidente gjatë fundjavës

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 11:49
Ilustrim

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 34 aksidente prej të cilave në dy me lëndime më të rënda janë disa persona, në 17 më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa 16 kanë kaluar vetëm me dëm material.

Policia e komunikacionit të premten ka kryer kontroll të 15 aksidenteve prej të cilave gjashtë janë me lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa nëntë janë me pasoja të dëmeve materiale.

Ashtu siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer kontroll i gjithsej 13 aksidenteve. Prej tyre një aksident është me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa katër janë me dëme materiale.

Dje është kryer kontroll në pesë aksidente, prej të cilave në pesë aksidente me më pak lëndime është një person, ndërsa tre janë me pasoja të dëmeve materiale.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë sanksionuar 44 shoferë të cilët me automjetet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 31 shoferë  e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 12 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë  të cilët gjatë vozitjes së automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.

Janë sanksionuar edhe tetë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të parregjistruar.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 129 automjete të cilat në masë më të madhe e  kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit si të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat