Shkup - 13 aksidente dhe 14 të lënduar lehtë gjatë 24-orëshit

Shkupi

Shkup - 13 aksidente dhe 14 të lënduar lehtë gjatë 24-orëshit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të gjithsej 13 aksidenteve. Në nëntë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë 14 persona, ndërsa te katër aksidente është konstatuar dëm material.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar  një numër çdoherë e më i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar dy shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e parakalimit, 28 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të parregjistruar dhe nëntë shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celular.

Janë zënë edhe 56 automjete të parkuara pa leje.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 85 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.

Sot me fillim në orën 19 në Qendrën sportive "Jane Sandanski" në suaza të ABBA Ligës do të luhet garë ndërkombëtare  e hendbollit mes KB Aerodrom dhe KB Cedevita Kroaci. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të këtij manifestimi sportiv, policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat