Kardiologjia e Shkupit në gjendje të mjerueshme, s'ka as aparate për oksigjen

Shkupi

Kardiologjia e Shkupit në gjendje të mjerueshme, s'ka as aparate për oksigjen

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:41
Goce Çakaroski

Këtu jam për të bërë vërejtje: Gjendja është alarmante në Klinikën e kardiologjisë! Derisa Gruevski dhe Todorovi po aktrojnë në televizion, këtu në këtë klinikë, për pacientët e operuar në zemër nuk ka aparate të oksigjenit! Aparate për oksigjen, sipas informatave nga mjekët dhe stafin mjekësor, mungojnë në çdo departament! Ka vetëm në departamentin e Kujdesit intensiv. Punonjësit janë të brengosur për shkak të përgjegjësisë së tyre për pacientët e shëndetit të dobët për të cilët në fund ata do të mbajnë përgjegjësinë”, tha sot në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit të Shëndetësisë të LSDM-së, Goce Çakaroski.

Ai shtoi se nuk funksionojnë as aparatet EKG në departamentet ku janë shtrirë pacientët, përveç kësaj, mungojnë dhe karrocat për pacientët e operuar dhe të palëvizshmit.

“Ja shikoni se si transportohen. Me karrige të paqëndrueshme dhe të thyera, të ngjitur me fashë me lëndë ngjitëse, të cilat ndryshe janë për qëllime të tjera, jo për transport të pacientëve. Ky dokument për kërkesë të pajisjes mjekësore në Kardiologji, tregon se pse gjendja është e tillë siç është. Shihni se çfarë ishte përgjigjja nga ana e Ministrisë së  Financave: Të mos ndërmerren aktivitete që krijojnë detyrime të reja financiare në Buxhetin! E gjithë kjo tregon tender politikat e dëmshme dhe  hipokrite të  Gruevskit dhe Todorovit në fushën e shëndetësisë  që shkatërruan  shëndetin e shumë qytetarëve”, shtoi Çakaroski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat