Tetëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, "karrotreci" ka marrë 84 automjete

Shkupi

Tetëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, "karrotreci" ka marrë 84 automjete

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 12:17
Ilustrim

Tetëmbëdhjetë aksidente rrugore janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shkup, në të cilat më rëndë është lënduar një shofer, ndërsa 12 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore. Në pesë aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, policia rrugore ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 18 të cilët kanë qenë pa leje për qarkullim, gjegjësisht me automjet të paregjistruar dhe tre shoferë fillestarë për kundërvajtje në baza të ndryshme.

Janë zënë edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme dhe 6 këmbësorë kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 84 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.

Në suaza të projektit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF "Lazo Angelovski" në komunën e Aerodromit.

Në qendrën sportive "Jane Sandanski" sonte në orën 19:00 do të luhet ndeshja ndërkombëtare e basketbollit midis klubeve MZT Aerodrom dhe Gran Kanaria, në kuadër të "Euroligës". Me qëllim të zhvillimit papengesa dhe të sigurt në këtë manifestim sportiv, nga policia rrugore do të ndërmerren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat