Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa zona të Shkupit

Shkupi

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa zona të Shkupit

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 17:26
Pamje nga Skupi

Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë tërë natës dhe paradites së sotme kanë shkaktuar vështirësi të shumta në shumë pjesë të Shkupit dhe zonat përreth.

Problemet kryesisht kanë ardhur nga kanalizimet që për shkak të amortizimit nuk kanë arritur të tërheqin ujin që ka mbuluar rrugët e Hasanbegut, zonë kjo e cila akoma po përballet nga vërshimet vdekjeprurëse të gushtit.

Për situatën e krijuar banorët fajësojnë autoritet.

“Kanalizimet vijnë prej Stajkovcit dhe kalojnë kah ne edhe 1 shi i vogël nëse bije menjëherë rruga mbushet me ujë jemi të trishtuar prej vërshimeve të kaluara”.

“Kur bije shi kemi probleme uji i keq vjen prej Stajkovcit rregullim të kanalizimit nuk kemi, kemi probleme vjen uji hyn në katin e parë rregullisht këto janë problemet”.

“Jemi qe 50 vite asgjë shteti nuk ka financuar ne vet rrymën ,ujin dhe rrugën e kemi bërë vet kanalizimin nuk kemi”.

Gjendje e rëndë është në fshatin Idrizovë ku uji kishte depërtuar edhe nëpër oborret e shtëpive.

“Është shumë problem i madh banorët nuk po munden tërë ditën të dalin jashtë derisa uji të derdhet nëpër ara, mos të vije puna sikur vërshimet ne Hasanbeg me ju hi njerëzve uji se këtu është edhe vend ujor 1 shi i vogël nëse bije bëhet katastrofë shumë problem e kemi”, kanë thënë banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat