Në Shkup organizohen aktivitete për Ditën evropiane të sipërmarrësisë

Shkupi

Në Shkup organizohen aktivitete për Ditën evropiane të sipërmarrësisë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 08:26
Ilustrim

Sot në Shkup do të hapet edicioni i 11-të i ”Dita evropiane e sipërmarrësit & Java evropiane e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata Evropiane e Afarizmit (SHEA), ndërkaq do të mbahet konferencë me temë: ”Udhëheqja femërore, zhvillimi personal dhe etika”, ku do të flasin përfaqësues të Këshillit ekonomiko-social të Evropës, ekspertë të barazisë gjinore, gra menaxhuese dhe profesorë universitar.

Ky aktivitet organizohet me qëllim të promovimit të sipërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si motorë kryesorë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat