Si të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale - trajnim në Shkup

Shkupi

Si të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale - trajnim në Shkup

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 13:33
Ilustrim

Avancimin e njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve për aspektin penal, mbrojtja qytetare dhe administrativo-juridike e pronës intelektuale dhe përgatitja e tyre finale në Bashkimin Evropian ka për qëllim trajnimi "Mbrojtja civilo-juridike e të drejtave me pronësi intelektuale", që sot dhe nesër mbahet në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë "Pavell Shatev" në Shkup.

Trajnimi është në kuadër të projektit "Përforcimi i zbatimit të të drejtave me pronësi intelektuale", i organizuar nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë "Pavell Shatev" në bashkëpunim me Entin shtetëror për pronësi industriale dhe Zyrës daneze për patentë dhe marka tregtare. Projekti do të zgjasë 19 muaj dhe financohet nga BE-ja.

Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, Aneta Arnaudovska deklaroi se në trajnime ngjarjet më të reja të kësaj sfere do t'i prezentojnë ekspertët e nivelit më të lartë, gjykatës në gjykatat supreme të Lituanisë, Rumanisë, Italisë, Danimarkës, prokurorë publikë dhe ekspertë, policë dhe ekspertë të Zyrës daneze për patentë dhe marka tregtare.

"Trajnimet dhe qëllimet e projektit përkojnë me raportin e fundit të KE-së për progresin e Maqedonisë, që rekomandon përforcimin e përndjekjes penale në këtë sferë, ngritjen e vetëdijes publike dhe sigurimin e koordinimit të të gjitha organeve që marrin pjesë në prezentimin e legjislaturës nga kjo sferë", tha Arnaudovska.

Këshilltari i përhershëm tuining, Jane Hedegard tha se projekti ka për qëllim mbështetjen e përforcimit të zbatimit të të drejtave me pronësi intelektuale, por edhe rritjen e vetëdijes publike dhe bashkësisë së biznesit për nevojën dhe përfitimet e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Sipas Zane Peterson, gjykatëse e Sektorit për raste qytetare të Gjykatës Supreme të Letonisë, mbrojtja e pronësisë intelektuale është një prej fushave më të rëndësishme për momentin si në Maqedoni ashtu edhe në Letoni, ashtu edhe në mbarë botën.

"Kjo është ndër fushat më serioze të krimit në botë aktualisht. Kjo është fushë e cila po zhvillohet shumë shpejtë dhe ndihmon që të financohen edhe fushat e tjera të krimit. Prandaj është shumë e rëndësishme për gjyqësinë, doganën dhe prokurorinë të trajnohen dhe sa më mirë të njoftohen me këtë temë", tha Peterson.

Në trajnimin dyditor marrin pjesë gjykatës të sektorëve civilë dhe sektorëve për konteste tregtare, përfaqësues të Entit shtetëror për pronësi industriale, ekspertë të pavarur ekonomik, përfaqësues të së drejtave të pronësisë intelektuale dhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat