Shkup - Gjyqi i Komandant Sulës sot me dyer të mbyllura

Shkupi

Shkup - Gjyqi i Komandant Sulës sot me dyer të mbyllura

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 16:36
Foto nga gjykimi

Gjykata sot ka mbyllur dyert për opinionin derisa po mbahej seanca gjyqësore për Sulejman Osmanin. Sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi seanca është e mbyllur për shkak se në rend është shqyrtimi i transkriptave të telefonatave.

Sulejman Osmani, i njohur në opinion si “Komandant Sula”, është ekstraduar më 22 qershor të këtij viti, nga Kosova në Maqedoni.

55 vjeçari, ishte arrestuar në Kosovë në korrik 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia si i përfshirë në Grupin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë tetë policë.

Osmani u bë i njohur për opinionin publik pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase.

Osmani për disa media deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë.

Gjykimi i Osmanit, bëhet ndaras nga 37 të akuzuarit të tjerë, pasi që nisi më vonë dhe Gjykata nuk pranoi për ta bashkuar lëndën, pasi që do të duhej të kishte rigjykim nga fillimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat